Bashkëshortja e Tottit, shkëlqen në Grande Fratello Vip
Çifti Francesco Totti dhe Ilary Blasi janë rikthyer në qendër të vëmendjes gjatë kësaj jave, me legjendën e Romës që publikoi një libër biografik dhe bashkëshorten e tij që iu rikthye ekranit.
Ilary është përzgjedhur prezantuese e “Grande Fratello Vip” në Canale 5, bashkë me Alfonso Signorinin, me reality show-in që ka startuar të premten.
Bashkëshortja e Tottit është shfaqur në një formë mjaft të mirë fizike, duke marrë komplimentet e fansave në rrjetet sociale.
(Kosova Sot)