Kante në listën e ngushtë të Barcelonës
Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante, është në listën e ngushtë të synimeve të Barcelonës për sezonin e ardhshëm, raporton Sport Mediaset.
Për Kanten u raportua bujshëm se do të kalonte te Paris Saint-Germaini në muajt e fundit, megjithatë ai tani del si synim i madh i gjigantit katalonas.
Kampioni i La Ligës është i etur të sjellë francezin në “Camp Nou” para fillimit të sezonit të ardhshëm.
27-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2021
(Kosova Sot)