Maradona tha se Messi s’është lider, tani do t’i telefonojë për t’u sqaruar

  • 17 October 2018 - 09:39
Maradona tha se Messi s’është lider, tani do t’i telefonojë për t’u sqaruar

Avokati i Diego Maradonës, Matias Morla, ka thënë se klienti i tij do ta kontaktojë Lionel Messin për t’ia sqaruar komentet e fundit kundërthënëse.

Legjenda argjentinase e kritikoi Messin dhe e vuri në pikëpyetje udhëheqësinë e tij në ekipin kombëtar argjentinas, duke sugjeruar se ylli i Barcelonës shkonte 20 herë në tualet para një ndeshjeje.

“Maradona do t’i telefonojë Messit për t’ia shpjeguar se çfarë deshi të thoshte [me ato komente]”, tha Marola.

“Ai gjithmonë e ka përkrahur ekipin kombëtar dhe çfarë ai nënkuptoi ishte se ata nuk duhet ta çmendin Messin më shumë dhe se ai nuk është lider, për dallim nga çka u tha”, shtoi ai.

“Ai nuk ka faj për dështimet aktuale, por ai e ka mënyrën e vet e të shprehurit”, theksoi ai. 

(Kosova Sot)