“Emery ka sjellë mentalitet fitues në Arsenal”

  • 18 October 2018 - 11:50
“Emery ka sjellë mentalitet fitues në Arsenal”

Hector Bellerin ka thënë se i ka shumë borxh Arsene Wengeri, mirëpo sipas tij Unai Emery ka sjellë mentalitet fitues në skuadër.
Mbrojtësi spanjoll tani është një lojtar i rëndësishëm për topçinjtë, por për herë të parë kishte filluar në stinorin 20014-15 nën menaxhimin e trajnerit legjendar të Arsenalit, Wenger.

Më shumë se 170 paraqitje të tij me fanellën e klubit londinez kanë qenë gjatë kohës se Wengerit, i cili e kishte zbuluar Bellerinin në akademinë e Barcelonës.

“Nën Wengerin u bëra lojtari që jam sot sepse ai më transferoi mua kur isha 16-vjeç. I kam borxh shumë atij”, ka thënë Bellerin.

“Ai ka sjellë një mentalitet fitues në zhveshtore. Ai dëshiron që të na bëjë shumë konkurrues dhe dalëngadalë ne po e tregojmë këtë”.

Arsenali i ka fituar nëntë ndeshjet e fundit, kështu duke treguar superformën që po e kalon nën urdhëratë e spanjollit.