NBA, Rockets dështojnë ndaj Pelicans, Cavaliers s’ia dalin pa LeBron James

  • 18 October 2018 - 13:41
NBA, Rockets dështojnë ndaj Pelicans, Cavaliers s’ia dalin pa LeBron James

Plot 11 ndeshje të luajtura në ditën e dytë të sezonit të ri në NBA, ku spikat pa dyshim humbja e Houston Rockets në “Toyota Center” 112 – 131 ndaj New Orleans Pelicans.

Skuadra më e mirë e sezonit të rregullt edicionin e kaluar zhvilloi një ndeshje shumë të dobët, aq sa më i miri mbi parket për Rockets rezultoi Gordon me 21 pikë. Tucker e Paul u ndalën me nga 19 pikë, ndërsa James Harden nuk shkoi më shumë se 18 pikë. Për Pelicans spikati Anthony Davis me 32 pikë, i ndjekur nga Mirotic me vetëm dy pikë më pak.

Po në Perëndim, San Antonio Spurs fituan me vështirësi 112-1008 ndaj Minnesota Timberwolves, me DeRozan që realizoi 28 pikë, dha 4 asiste dhe rikuperoi po 4 topa poshtë koshit. Humbje e papritur e Los Angeles Clippers në “Staples Center” nga Denver Nuggets 98-107, me dyshen Jokic-Harris (21 dhe 20 pikë), që ishte inspiruese për ekipin mik.

Phoenix Suns ishin të papërmbajtshëm ndaj Dallas Mavericks, duke triumfuar 121-100, ndeshje në të cilën shkëlqeu për vendasit Booker me 35 pikë, 7 asite dhe 4 rikuperime, ndërsa Sacramento Kings u dorëzuan 117-123 përballë Utaj Jazz.

Duke kalur në Lindje, bie në sy humbja e finalistëve të sezonit të kaluar, Cleveland Cavaliers, 116-104 në parketin e Toronto Raptors. Pa LeBron James, tashmë pjesë e Lakers, te Cavs më i miri ishte Kevin Love, me vetëm 21 pikë. Lowry dhe Leanord, respektivisht me 27 dhe 24 pikë, udhëhoqën skuadrën kanadeze drejt suksesit të parë sezonal. Në takimet e tjera të konfernecës së Lindje u arritën këto rezultate:

Charlotte Hornets- Milwaukee Bucks 112-113, Detroit Pistons-Brooklyn Nets 103-100, Indiana Pacers-Memphis Grizzlies, 111-83, Orlando Magic-Miami Heat 104-101 dhe New York Knicks-Atlanta Hawks 126-107. 

(Kosova Sot)