“Lopetegui mund të shkarkohet”

  • 18 October 2018 - 15:37
“Lopetegui mund të shkarkohet”

Ish-lojtari i Real Madridit, Michael Essien, beson se Julen Lopetegui mund të shkarkohet nga pozita e trajnerit të Real Madridit, nëse nuk arrin ta përmirësojë formën e “Los Blancos” dhe të fillojë të marrë rezultate më të mirë.

Në fund të sezonit të kaluar, francezi Zinedine Zidane dha dorëheqje nga pozita e trajnerit të Real Madridi, pasi dy viteve e gjysmë të jashtëzakonshme me klubin madrilen. Gjatë këtyre tri sezoneve, ai kishte arritur ta fitonte titullin e Ligës së Kampionëve tri herë radhazi dhe La Ligën një herë.

Kushdo që do të ngarkohej me përgjegjësinë e vazhdimit të këtij suksesi pas Zidane do ta kishte mjaft të vështirë, pasi që gjatë verës klubit madrilen i ishte larguar edhe ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Kjo përgjegjësi i mbeti ish-trajnerit të Kombëtares së Spanjës, Julen Lopetegui. Megjithatë, deri më tani ai nuk ka arritur t’u lë përshtypje të mirë tifozëve të klubit. Tanimë janë bërë katër ndeshje që kur ka fituar për herë të fundit Real Madridi.

Për më tepër, madrilenët nuk kanë arritur as të shënojnë gol në këto ndeshje, tri prej të cilave i kanë humbur. Mediat spanjolle kanë raportuar se Lopetegui ka kohë deri para ndeshjes së El Clasicos ta përmirësojë skuadrën, përndryshe do të shkarkohet.

“Real Madridi është një nga klubet më të mëdha në botë, kështu që ju mund ta imagjinoni presionin mbi të. Të gjithë ne shpresojmë se ai do të bëjë punë të mirë”, ka thënë Essien, kur u pyet për të ardhmen e Lopeteguit në Real Madrid.

“Është një klub i madh dhe nëse nuk arrin t’i marrësh rezultatet e duhura, atëherë ju e dini se çfarë ndodhë”. 

(Kosova Sot)