Mbrojtësi i Liverpoolit: Më e vështirë ta ndalësh Zahan se Ronaldon apo Neymarin

  • 21 October 2018 - 12:06
Mbrojtësi i Liverpoolit: Më e vështirë ta ndalësh Zahan se Ronaldon apo Neymarin

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, ka thënë se Wilfred Zaha është kundërshtari më i vështirë me të cilin ai është përballur, edhe në krahasim me Cristiano Ronaldon apo Neymarin.

20-vjeçari tashmë ka zënë vend në formacionin e parë të Liverpoolit që kur debutoi për klubin anglez në dhjetor të vitit 2016, dhe ka startuar edhe në ndeshje si finalen e Ligës së Kampionëve dhe në Kupën e Botës me Kombëtaren e Anglisë.

Edhe pse ai është përballur me pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldon, dhe lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit, Neymarin, Alexander-Arnold beson se sulmuesi i Crystal Palace është lojtari më i vështirë për ta ndalur.

“Kur Zaha e ka ditën e tij, është më i vështiri për ta ndalur. Për shkak aftësive të tij si atlet, nuk mund t’ia rrëmbesh topin, është e vështirë të bësh ndërhyrje ndaj tij sepse është i shpejtë, ka shkathtësi dhe mund të shënojë gola, t’i përgatisë ato dhe është në gjendje ta fitojë lojën”, ka thënë Arnold.

“Me Neymarin dhe Ronaldon, mund ta shohësh se ata janë lojtarë shumë inteligjentë, njerëzit e dinë stilin e tyre, lëvizjet e ndryshme, por ata kurrë nuk arritën ta merrnin topin shumë kundër nesh. Natyrisht, Zaha nuk është nivelin e Ronaldos ose Neymarin, por për mua, në ditën e tij, Zaha është me siguri më i vështiri për ta ndalur”. 

 

(Kosova Sot)