Basti i dështuar i Real Madridit

  • 21 October 2018 - 12:09
Basti i dështuar i Real Madridit

Ditët e Julen Lopeteguit në Real Madrid janë të numëruara dhe e gjitha që mbetet e panjohur është se kur do të ndodhë shkarkimi i tij – dhe nëse s’ndodh sot, atëherë do të ndodhë nesër, apo javën e ardhshme, apo pas El Clasicos.

Rasti i Rafael Benitezit po ndodh edhe me Lopeteguin, shanset e të cilit për të qenë në stolin e Madridit deri në fund të sezonit janë minimale, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca".

Florentino Perez u përmbajt një herë dhe nuk e tërhoqi këmbëzën ndaj trajnerit pas humbjes kundër Alavesit por tani, shkarkimi i tij është i pashmangshëm.

As Lopetegui nuk ka qenë aspak i kënaqur me aktivitetin e Madridit në afatin kalimtar veror.

Trajneri pati kërkesa gjatë verës dhe asnjëra s’iu plotësua, sidomos duke mos e transferuar asnjë zëvendësues të Cristiano Ronaldos së larguar në drejtim të Juventusit. Ama, Perez besonte se Karim Benzema, Gareth Bale dhe, mbi të gjitha, Vincius Junior, ishin të gatshëm t’i merrnin frenat.

Planifikimi i dobët rezultoi të ketë më shumë ndikim se sa Lopetegui, dhe lojtarët që u transferuan gjatë verës, Thibaut Courtois dhe Alvaro Odriozola, nuk ishin prioritet për trajnerin.

Zinedine Zidane i kishte parë këto probleme dhe sezonit të tij të fundit në Madrid dhe për këtë arsye u largua. 

 

(Kosova Sot)