Maradona ua hedh fajin mediave për komentet e tij për Messin

  • 21 October 2018 - 12:21
Maradona ua hedh fajin mediave për komentet e tij për Messin

Legjenda e futbollit, Diego Maradona, është penduar për komentet e tij që i kishte bërë për bashkëkombësin e tij, Lionel Messin, dhe tani i ka fajësuar mediat për ato komente, duke thënë se gazetarët tentuan ta prishin marrëdhënien mes dy argjentinasve.

Legjenda argjentinase e kritikoi Messin dhe e vuri në pikëpyetje udhëheqësinë e tij në ekipin kombëtar argjentinas, duke sugjeruar se ylli i Barcelonës shkonte 20 herë në tualet para një ndeshjeje.

“Mediat i kanë fajet për atë që ka ndodhur. Ata duan që unë të dal kundër Messit, por nuk mund ta arrijnë këtë gjë. Lidhja e tij me të është më e mrekullueshme se çfarëdo që mund të shkruajnë ata. Unë them se ai është më i miri në botë”, ka thënë Maradona.

Avokati i Diego Maradonës, Matias Morla, kishte thënë se klienti i tij do ta kontaktojë Lionel Messin për t’ia sqaruar komentet e fundit kundërthënëse. Ai kishte thënë se qëllimi i Maradonës kishte qenë për ta larguan presion mbi yllin e Barcelonës.

“Maradona do t’i telefonojë Messit për t’ia shpjeguar se çfarë deshi të thoshte [me ato komente]”, tha Marola. Ai gjithmonë e ka përkrahur ekipin kombëtar dhe çfarë ai nënkuptoi ishte se ata nuk duhet ta çmendin Messin më shumë dhe se ai nuk është lider, për dallim nga çka u tha”, shtoi Morla.

 

(Kosova Sot)