Modric beson në titullin e katër me radhë të Real Madridit në Ligën e Kampionëve

  • 13 November 2018 - 18:10
Modric beson në titullin e katër me radhë të Real Madridit në Ligën e Kampionëve

Në një intervistë me Goal, i cili u shpallë lojtari më i mirë nga kjo media nga një listë e tyre prej 50 lojtarëve, Luka Modric ka pranuar se Real Madridi mund ta fitojë titullin e katërt me radhë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Mesfushori kroat beson që, pavarësisht nga fillimi i ngadaltë në fillim të këtij sezoni, por mentaliteti fitues i tyre dhe përvoja në këtë garë i vënë ata në pozitë të mirë.

“Asgjë nuk është e pamundur në futboll”, tha ai.

“Mbi të gjitha për Real Madridin, ashtu qysh ne kemi treguar në tri vitet e fundit, për të arritur atë që është e pamundshme”.

“Pse mos ta fitojmë të katërtën, ne do të japim gjithçka për këtë”.

“Duhet të ulemi dhe të punojmë shumë, ti respektojmë të tjerët pasi që ka skuadra të mëdha në Europë dhe çdo vit është më e vështirë për ta fituar këtë trofe”.

“Por, siç kam thënë, ne do ta bëjmë të pamundurën për ta bërë këtë”.

“Ne e kemi treguar në disa raste që asgjë nuk është e pamundshme për këtë skuadër”, ka thënë Modric.

Numri 10 mi Los Blancos po ashtu ka folur edhe për trajnerin e ri, Santiago Solari, i cili ka fituar ndeshjen e katërt të tij zyrtare dhe është optimist që Madridi mund ti arrijë objektivat e tyre me argjentinasin në stol.

“Ne dëshirojmë që të përmirësohemi, sepse nuk e filluam mirë sezonin”, vazhdoi Modric.

“Por është e rëndësishme si do ta përfundojmë atë”.

“Ne do të punojmë shumë për t’u përmirësuar”.

“Ne dëshirojmë që ti arritim synimet e tona që gjithmonë janë këtu për skuadrën”.

“Shpresoj që të fitojmë disa tituj dhe ta përmirësojmë tërë lojën tonë”.

“Me trajnerin tonë të ri, jam i sigurt që ne do të ja dalim mirë sezonin e ri dhe do të përmirësohemi”. 

(Kosova Sot)