Tifozët Kuq e Zi kundër Edi Ramës

  • 09 October 2015 - 22:22
Tifozët Kuq e Zi kundër Edi Ramës

Tifo grupi zyrtar i Kombëtares shqiptare, Tifozët Kuq e Zi janë shprehur kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ky i fundit i kishte falënderuar ata për përkrahjen korrekte të Kombëtares kundër Serbisë, por ata nuk e pranojnë këtë falënderim, pasi ndjehen të shtypur sikurse të kishin qenë në Beograd.

Më poshtë mund të lexoni të plotë postimin e tyre në Facebook:

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama na paska falënderua për ndeshjen e mbrëmshme për sjelljen tonë. Nuk pranojmë falënderimin derisa na shtypni, na shkelni, na censuroni, na burgosni, përdhosni heronjtë kombëtar sikur me u luajt ndeshja në Beograd. Koha e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve!”.