Goli kontrovers i Lyonit që e fundosi Manchester Cityn: A pati faull ndaj Laportes?

  • A.P /
  • 16 August 2020 - 13:00
Goli kontrovers i Lyonit që e fundosi Manchester Cityn: A pati faull ndaj Laportes?

Manchester City i Pep Guardiolës dëshroi sërish ta kalojë rrethin çerekfinal në Ligën e Kampionëve, pas disfatës nga Lyoni, por pati ankesa se anglezët e dëmtuan nga referimi.

City u mposht 3:1 nga Lyoni në çerekfinale të shtunën në Lisbonë, falë dy golave nga Moussa Dembele dhe një nga Maxwell Cornet, ndërkohë që për të kaltrit kishte shënuar Kevin de Bruyne.

City, i cili e mbylli sezonin në Premierligë në vendin e dytë, i jep fund këtij sezoni me vetëm një trofe të madh të fituar; ELF Cup.

Me Pep Guardiolën trajner, City kishte humbur kundër Monacos në rrethin e 16 më të mirëve dhe pastaj kundër Liverpoolit dhe Tottenhamit në çerekfinale.

Por kjo humbje nuk kaloi as pa ankesa ndaj referimit, pasi goli i dytë i francezëve, i shënuar nga Dembele në minutën e 79-të, ishte kontrovers.

(Kosova Sot Online)