Momenti kur De Bruyne lëshon ‘bombën’ për të ardhmen, alarmon Realin

  • A.P /
  • 16 August 2020 - 16:18
Momenti kur De Bruyne lëshon ‘bombën’ për të ardhmen, alarmon Realin

Kevin de Bruyne ka alarmuar Manchester Cityn pas eliminimit befasues nga Liga e Kampionëve.

Të besuarit e Pep Guardiolës u befasuan nga Lyon, duke pranuar dy gola të shpejtë në 10 minutat e fundit të takimit, duke u eliminuar kështu nga Champions League për herë të tretë radhazi në çerekfinale.

Moussa Dembele i shënoi dy gola të vonshëm për t’i ndihmuar Lyonit ta mundë 3:1 Cityn dhe të sigurojë një vend në gjysmëfinale ku do të përballet me Bayern Munich.

Pas takimit, De Bruyne, për të cilin ka kohë që interesohet Real Madridi dhe shumë klube tjera, dha sinjale se mund të ndërrojë skuadër duke mos u përgjigjur në pyetjen e bërë nga gazetari.

De Bruyne ka dhënë një përgjigje interesante kur është pyetur nëse do të kthehet të luftojë me Man Cityn sërish për Champions Leaguen vitin e ardhshëm pas eliminimit shokues mbrëmë nga Lyoni.

Ai u përgjigj krejtësisht ndryshe.

“Është koha të shkoj në shtëpi, ka qenë sezon i gjatë. Gruaja po më pret në shtëpi. Duhet të fokusohem në diçka personalisht… është e vështirë”, u shpreh ai. 

(Kosova Sot Online)