James thumbon Zidanin dhe i jep sinjale Unitedit: “Do të ishte bukur të luaj në Premierligë”

  • A.P /
  • 16 August 2020 - 16:52
James thumbon Zidanin dhe i jep sinjale Unitedit: “Do të ishte bukur të luaj në Premierligë”

James Rodriguez thotë se ende nuk e di se ku do ta vazhdojë karrierën.

Kolumbiani nuk është në planet e Zinedine Zidane dhe sipas James, kjo vetëm për shkak se trajneri francez pëlqen disa futbollistë më shumë, ama jo në aspektin e kualiteteve.

“Edhe unë do të doja ta dija se ku do të shkoj. Mund të kalojnë ditë, javë derisa të mësoj se ku do të shkoj. Nuk e di, me të vërtetë. Dua të shkoj diku ku mund të luaj, ku do të jem i lumtur dhe ku do të ndihem i vlerësuar, i dashur”, u shpreh ai.

“Mund të jetë Italia, Spanja, Anglia – është një dyshim që kam dhe ende nuk e di”.

“Kam qenë në disa liga të mira dhe mungojnë vetëm Serie A dhe Premielriga, do të shohim ku do të shkoj, ose ku dua që të shkoj. Në Angli do të ishte diçka e bukur, është lig e fortë”.

“Çfarë ndodhi me Zidanen? Ka të bëjë me preferenca. Ai ka preferenca për disa lojtarë dhe është e respektueshme. Nuk përzihem në këtë. Kur e sheh që nuk ke minuta si shokët tjerë, është e vështirë… Unë doja të largohem (vitin 2019), por klubi nuk më la të largohem. Doja të shkoja diku ku do të kisha mundur të luaj, dhe e dija se këtu s’do të kem mundësi, sepse Zidane tashmë e kishte bazën e tij. Dëshira ime ishte që tifozët të kujtonin fazën time të parë në Madrid, jo këtë … unë shënova 36 gola dhe 42 asistime…”.

Manchester United dhe Arsenal janë mesin e skuadrave që e duan në Premierligë, derisa ka zëra se mund t’i bashkohet Cristiano Ronaldos te Juventusi. 

(Kosova Sot Online)