Pamje : Tifozët e tallin keq Dembelen në semafor

  • S.A /
  • 10 November 2020 - 11:25
Pamje : Tifozët e tallin keq Dembelen në semafor

Ousmane Dembele është tallur nga disa përkrahës të Barcelonës derisa po priste në semafor për t’u larguar nga qendra stërvitore e klubit. Anësori francez shënoi gol në fitoren 5:2 kundër Real Betisit të shtunën dhe një tifoz e uroi për golin, por duke e tallur. “Çfarë goli e shënove dje. Paksa me fat por gol i bukur në përgjithësi”, i thotë tifozi Dembeles.

“Vive le France (Rroftë Franca)”, dëgjohet një tjetër duke i thënë. Ndërsa një tifoz i tretë e talli duke i thënë se është lojtar shumë i mirë në video lojën FIFA.Shprehjet e fytyrës të Dembeles ishin të pandryshueshëm derisa i shikonte ata duke pritur në semafor. 

(Kosova Sot Online )