Haaland lë nën hije Messin dhe Ronaldon, arrin rekord historik

  • A.P /
  • 11 March 2021 - 18:38
Haaland lë nën hije Messin dhe Ronaldon, arrin rekord historik

Erling Haaland ka nisur të shkruajë emrin e tij në librat e historisë.

Ai ka arritur një rekord historik në Champions League këtë javë, duke u bërë futbollisti që më së shpejti kap shifrën e 20 golave në garën më të madhe evropiane.

 

Ai këtë e arriti vetëm pas 14 paraqitjeve.

Leo Messit i ishin dashur 40 ndeshje për të shënuar 20 gola, kurse Cristiano Ronaldos 56 ndeshje.

(Kosova Sot Online)