Inter nis bisedimet për t’ia rrëmbyer Milanit mesfushorin turk

  • S.A /
  • 21 June 2021 - 08:56
Inter nis bisedimet për t’ia rrëmbyer Milanit mesfushorin turk

Interi i ka nisur bisedimet me menaxherin e Hakan Calhanoglut, i cili do të largohet nga Milani si lojtar i lirë këtë verë.

Ditë më parë u raportuar e menaxheri ia kishte ofruar Interit Calhanoglun, përfaqësuesin e Turqisë, i cili nuk po e braktis Milanin.

Sky Sport Italia konfirmoi të dielën vonë se bisedimet mes Calhanoglut dhe Interit kanë nisur tashmë.

Marrëveshja e turkut me Milanin do të mbarojë më 30 qershor dhe deri tani atij nuk i është ofruar pagë më e lartë se 4 milionë euro në sezon nga kuqezinjtë.

Ka shumë pak gjasa që Interi t’i ofrojë pagë shumë më të lartë, prandaj ka mundësi që Calhanoglu të mbetet në Milan.

Kërkesa e 27-vjeçarit ishte pagë vjetore prej 6 milionë eurove, por në një gjendje të këtillë financiare pas pandemisë koronavirus, është pothuajse e pamundur që një klub t’ia plotësojë atij këtë kërkesë.
(Kosova Sot Online )