Southgate: Finalet janë për t’u fituar

  • S.A /
  • 08 July 2021 - 09:28
Southgate: Finalet janë për t’u fituar

Italia dhe Anglia do të përballen në finalen e madhe të Kampionatit Evropian Euro 2020.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, pas triumfit ndaj Danimarkës, është shprehur se ekipi që ai udhëheq e di, se do të ketë një përballje të vështirë me Italinë në finalen e “Euro 2020”, duke shtuar se finalet luhen për t’u fituar.

“Italia ka një ekip shumë të mirë. Po bëjnë paraqitje të mrekullueshme dhe kanë luftëtarë të mëdhenj në mbrojtje. Do të jetë një ndeshje e madhe. Finalet janë për t’u fituar. Duhet të mblidhemi e të përgatitemi si duhet. Sot patëm ndeshje fizike dhe emocionuese. Gjëja më e mirë për këtë mbrëmje është se ne u kemi dhuruar tifozëve dhe të gjithë vendit një natë fantastike, një emocion që do të zgjasë për katër ditë,”- deklaroi Southgate, pasi Anglia eliminoi Danimarkën në kohën shtesë, pas rezultatit 2-1.

Ndeshja do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online )