Milan, perfekt për Giroud

  • A.P /
  • 09 July 2021 - 22:50
Milan, perfekt për Giroud

Ish asistenti i menaxherit të Chelsea, Angelo Alessio beson që Oliver Giroud është një nënshkrim i shkëlqyeshëm për Milanin. “Është një ambient perfekt për të”

Marrëveshja është bërë për një milion pagë vjetore plus edhe një milion bonuse në bazë të paraqitjeve, me francezin që pritet t’i kryejë testet mjekësore të hënën pasi që nënshkroi dy vite kontratë.

“Pavarësisht se është 34 vjeçar, ai ende di ta bëj dallimin dhe është një blerje e mirë me këtë çmim, aq më pak që ai ka fituar Ligën e Kampionëve”, tha ish asistenti i Antonio Contes të Chelsea, Alessio për La Gazzetta dello Sport.

“Është një ambient perfekt për Oliverin, Liga e Kampionëve është shtëpia e tij dhe një lojtar si ai mund të ndihmojë të rinjtë e papërvojë që të rriten. Conte absolutisht e ka adhuruar Giroud. Ne kishim nevojë për një sulmues qendror prej janarit 2018 dhe ai na kishte lënduar disa herë sa ishte me Arsenalin. Antonio i tha klubit që me Giroud në skuadër ne do të bënim hapa të mëdhenj, ai kishte të drejtë, pasi që ishte Giroud që shënoi gola krucial, përfshirë edhe një që na fitojë kupën FA”.

Francezi do të vije si një alternative e Zlatan Ibrahimovic, i cili është duke u rikuperuar nga operimi, por Alessio nuk sheh që ai do të këtë problem. “Olivieri është një djalë i dashur, profesional, ai kurrë nuk ankohet edhe kur është në bankë. Si një sulmues, ai shënon gola, por edhe ndihmon të tjerët të shënojnë gola. Ai ngreh mbrojtësit të ai, krijon hapësira për mesfushorët. Eden Hazard, Pedro dhe Willian kanë përfituar shumë nga lëvizjet e Giroud të Chelsea”.

“Nuk e shoh atë duke luajtur me Ibrahimovic, kështu që ai do të jetë një ekstra startues për Milanin, dikush i cili tashmë e ka fituar Ligën e Kampionëve. Stefano Pioli është me fat që e ka transferuar atë. Giroud ka shënuar 11 ola në 31 paraqitje për Chelsean sezonin e kaluar, përfshirë gjashtë gola në vetëm tetë ndeshje të ligës së Kampionëve, duke shënuar katër në fitoren 4-0 kundër Sevillas. 

(Kosova Sot Online)