Klopp s’duron më: “Nuk e di se si po munden PSG, City, Chelsea dhe United të blejnë kaq shumë”

  • G.G /
  • 14 August 2021 - 10:01
Klopp s’duron më: “Nuk e di se si po munden PSG, City, Chelsea dhe United të blejnë kaq shumë”

Futbolli ka ndryshuar shumë viteve të fundit.

Klubet janë duke shpenzuar miliona e miliona euro dhe pa u ndëshkuar fare nga UEFA për fair play financiar.

Pep Guardiola ka shpenzuar afër 1 miliardë në lojtarë te City, ai ka blerë 21 futbollistë që nga viti 2016.

Klubet në fjalë, shpenzuan miliona edhe këtë verë, Chelsea e mori Lukakun 115 milionë, United Varanen dhe Sanchon afër 150 milionë, City Grealishin 120 milionë dhe PSG Achrafin 70 milionë, plus Donnarumën, Ramosin, Wijnaldumin dhe Lionel Messin, që edhe pse janë transferuar falas, pagat e majme të tyre duhet të ishin në kundërshtim me rregullat financiare.

Jurgen Klopp i Liverpoolit duket i mllefosur për atë që po ndodh në botën e futbollit.

“Unë nuk e di se si PSG, Chelsea, United dhe City mund të blejnë aq shumë … Ne nuk mund të shtyhemi me klubet e tjera. Natyrisht që ata nuk kanë kufij në transferime, ne kemi. Pavarësisht se kemi kufij këto dy vitet e fundit, ne kemi qenë të suksesshëm kështu që duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Ne mund të shpenzojmë vetëm në bazë të asaj që marrim, kështu kemi bërë gjithmonë”, tha Klopp.

(Kosova Sot Online)