Lexoni edhe:
Heshtja e Shpend Ahmetit për skandalin me pronën publike në Dardani është përpjekje për ikje nga përgjegjësia penale dhe ndëshkimi me burg
Luke Shaw e ka pranuar se humbja turpëruese e Manchester Unitedit në duart e Liverpoolit ishte e pritshme.
Unitedi e zgjati në katër ndeshje ecurinë pa fitore në Premierligë, pas disfatës 5:0 kundër skuadrës së Jurgen Kloppit të dielën pasdite në Old Trafford. Mohamed Salah shkëlqeu duke shënuar het-trik, ndërsa Naby Keita dhe Diogo Jota shënuan nga një herë tjetër në fitoren më bindëse të skuadrës së Jurgen Kloppit ndaj Unitedit.
Mbrojtësi i majtë anglez tha se ai dhe bashkëlojtarët e tij duhet ta pranojnë fajin për formën e dobët të skuadrës.
“Mendoj se ne duhet ta shikojmë veten në pasqyre pikë së pari. A po bëjmë gjithçka siç duhet dhe a po përgatitemi siç duhet për ndeshje? Natyrisht se ne kemi taktika dhe e kemi trajnerin që na tregon si duhet të luajmë, por nganjëherë jemi ekip shumë i lehtë për kundërshtarët”, tha Shaw për Stadium Astro.
Ai shtoi: “Ne duhet të jemi më kompakt, ne duhet të luajmë më mirë dhe e dimë këtë. Mbase mund të themi se ky rezultat pritej. Sepse në ndeshjet e kaluara që i kemi fituar, ne nuk kemi luajtur mirë dhe jemi të vetëdijshëm për këtë”.
Manchester Unitedi, që e pësoi humbjen e tretë në ligë këtë sezon, bie në vendin e shtatë me 14 pikë.
(Kosova Sot Online )