Lexoni edhe:
Konfrontim i nxehtë mes presidentit të Lazios dhe Muriqit me shokë
Bayern Munich është i hapur ta shesë anësori Kingsley Coman gjatë afatit kalimtar të dimrit në janar.
Kampioni gjerman Bayern e ka nxjerrë në shitje anësorin francez Coman, për shkak të mospajtimeve për marrëveshjen e re.Bayerni dëshiron t’ia vazhdojë marrëveshjen 25-vjeçarit, e cila i mbaron më 2023, por ai ka kërkuar pagë të lartë vjetore prej 16 milionë eurove.
Konfrontim i nxehtë mes presidentit të Lazios dhe Muriqit me shokëLexoni edhe:
Klubi bavarez nuk e ka ndërmend t’ia plotësojë atij këtë kërkesë, prandaj është i gatshëm ta shesë.
Francezi do të shihet hiç më larg se në janar, nëse Bayerni e pranon ndonjë ofertë të kënaqshme për të.
Coman ka vuajtur nga lëndime të ndryshme gjatë kohës së tij në Allianz Arena dhe këtë i ka bërë vetëm shtatë paraqitje për skuadrën e Julian Nagelsmann deri tani këtë sezon.
(Kosova Sot Online )