Ansu, Torres, “finalja” me Realin, flet Xavi

  • A.P /
  • 11 January 2022 - 17:34
Ansu, Torres, “finalja” me Realin, flet Xavi

Xavi Hernandez, trajneri i Barcelonës është shfaqur në konferencë për media para përballjes me Real Madridin në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

Ai foli edhe për rikthimin e Ferran Torres dhe Pedri, që i sheh të rëndësishëm për skuadrën e tij.

“Është një mundësi për ne që të arrijmë në finale, është një titull që na motivon shumë. Do të tentojmë të bëjmë lojën tonë, të kontrollojmë lojën sepse Madridi është në një formë të mirë dhe për këtë kryeson në Ligë”.

“Me eksperiencën që kam El Clasico është tjetër gjë dhe ne duhet që të shfrytëzojmë armët tona për të pasur mundësi që të kalojmë në finale”.

“Është lajm fantastik që Pedri dhe Torres janë gati dhe mund të luajnë”.

“Duhet të luajmë si ekip, të mbrohemi si ekip ndaj sulmit të tyre që janë në formë si Vinicius, Benzema, Asensio”.

“Fati dhe Torres titullar? Do të shohim nesër, kemi një stërvitje. Ansu ka pasur një lëndim të gjatë, do të shohim. Do të ketë minuta patjetër, por do të shohim se si janë fizikisht shkaku i mungesës së gjatë. Në fund, kemi edhe gjashtë muaj garë dhe s’duam të rrezikojmë dhe të humbasim lojtar”.

“Mund të jetë një pik nisje për ne (fitorja kundër Realit), së pari mund të arrish në finale është një titull në lojë”. 

(Kosova Sot Online)