Rudiger arrin marrëveshje me gjigantin evropian

  • S.A /
  • 25 April 2022 - 08:49
Rudiger arrin marrëveshje me gjigantin evropian

Rudiger arrin marrëveshje me gjigantin evropian. Antonio Rudiger do të transferohet në Real Madrid gjatë verës që vjen. Futbollisti gjerman po i kalon muajt e fundit të kontratës me Chelsean dhe palët do të ndahen gjithsesi. Dhe, gazetari sportiv italian Fabrizio Romano raporton se 29 vjeçari tashmë ka arritur marrëveshje verbale me “Los Blancos”. Sipas tij, kontrata nuk është nënshkruar ende, por që lideri i La Ligas do ta marrë Rudigerin si futbollist të lirë.

Gjithnjë sipas Romanos, kontrata do të jetë afatgjate dhe se detajet finale do të diskutohen shumë shpejt, para nënshkrimit të kontratës.

Rudiger ka shfaqur siguri tek Chelsea këtë sezon dhe do të jetë një përforcim i madh për ekipin e Carlo Ancelottit. Përfaqësuesi gjerman kërkohej nga gjigantët evropianë, ndërsa në fund vendosi të transferohet në “Santiago Bernabeu”, edhe pse mungon ende zyrtarizimi. 

Image

(Kosova Sot Online )