Zbulohet data kur Mbappe do ta bëjë zyrtare të ardhmen e tij

  • S.A /
  • 25 April 2022 - 11:08
Zbulohet data kur Mbappe do ta bëjë zyrtare të ardhmen e tij

Kylian Mbappe e siguroi të shtunën një titull tjetër të Ligue 1, të pestën në karrierë, përfshirë këtu katër me Paris Saint-Germainin dhe një me Monacon në vitin 2017.

Sulmuesi francez po vazhdon të shfaqë paraqitje mbresëlënëse dhe kjo ka bërë që ai të bëhet objektivi kryesor i Real Madridit.

Kampioni i botës me Francën është duke i kaluar mjaft e fundit të kontratës me parisienët dhe nuk po pranon ta vazhdojë bashkëpunimin, përkundër ofertave marramendëse që po i vijnë nga sheikët arabë të klubit.

Por, edhe pse duket se është i vendosur për t’u larguar, Mbappe nuk do ta bëjë të ditur zyrtarisht të ardhmen e tij para 21 majit.

Në atë ditë, PSG-ja do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të sezonit me Metzin dhe pas kësaj, Mbappe pritet ta lëshojë një komunikatë zyrtare, përmes së cilës do ta zbulojë të ardhmen e tij.

Deri në atë periudhë, ish-futbollisti i Monacos ka vendosur të hesht dhe ta respketojë në këtë mënyrë klubin aktual.

Gjithashtu, edhe “Los Blacos” po mbajnë qetësi absolute sa i përket Mbappes pasi janë të fokusuar për ta fituar La Ligan dhe tek përballja gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve me Manchester Cityn.

Lojtari ka arritur marrëveshje me parisienët që të mos flasë për të ardhmen deri në përfundim të sezonit aktual.

Mbappe sipas të gjitha gjasave do të përfundojë në “Santiago Bernabeu”.

Por, nëse dështon eventualisht kjo pistë, madrilenët do t’i vërsulen sulmuesit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland, i cili duket se është më afër transferimit në Manchester City.

Gjithashtu, mediat e huaja shkruajnë se “Mbretërit e Spanjës” i kanë siguruar sot edhe shërbimet e qendërmbrojtësit të Chelseat, Antonio Rudiger. 

(Kosova Sot Online )