Lexoni edhe:
Sportistët më të paguar në botë për vitin 2022, këto janë pozitat që i zënë Messi e Ronaldo
Zlatan Ibrahimovic nuk mundi të ishte protagonist tek Milani në fushën e blertë, në fitoren e madhe ndaj Atalantas, 2:0. Por, sulmuesi suedez është gjithmonë aty, në përkrahje të ekipit.
Dhe, 40 vjeçari ka qenë protagonist jashtë stadiumit, respektivisht në festën me tifozë.
Sulmuesi i Milanit, derisa po festonte me tifozët “Rossoneri”, i mëshoi disa herë xhamit të përparmë të autobusit, me ç’rast edhe e theu atë.
Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa Milanin e ndan vetëm edhe një pikë nga titulli i kampionit në Itali.
E Ibra nuk ka vendosur ende nëse do ta mbyllë këtu karrierën apo nëse do të luajë edhe një vit.
(Kosova Sot Online )