Tifozët holandezë e rrahën shqiptarin, ai vrapon drejt policëve për të shpëtuar

  • S.A /
  • 26 May 2022 - 10:18
Tifozët holandezë e rrahën shqiptarin, ai vrapon drejt policëve për të shpëtuar

Tifozët holandezë janë treguar të dhunshëm në disa raste, në vizitën që ia bënë Shqipërisë.

Ata janë përleshur me policinë shqiptare të martën mbrëma, ndërsa problemet nuk u ndalën as mbrëmë, në natën e ndeshjes finale të Europa Conference League që e zhvilloi ekipi i tyre i zemrës, Feyenoord ndaj Romës.

Në fakt, tifozët holandezë me raste i kanë sulmuar edhe tifozët shqiptarë.

Një prej tyre pardje e kishin bërë për spital në një kafene, kurse mbrëmë ka ndodhur sulmi tjetër ndaj vendësve.

Siç raporton Top Channel përmes një videoje të publikuar në Youtube, një shqiptar u sulmua dhe u rrah nga tifozët holandez në pedonalen e Tiranës.

Në video shihet se si një grup personash e sulmojnë shqiptarin, i cili ikën me vrap drejt policisë për të shpëtuar.

Më pas, tifozët u ndalën dhe situata u vu nën kontroll nga policia. 

(Kosova Sot Online )