Bayerni e refuzoi Ronaldon, City i tha “jo” Neymarit

  • G.G /
  • 02 September 2022 - 15:37
Bayerni e refuzoi Ronaldon, City i tha “jo” Neymarit

Afati kalimtar i verës u mbyll mbrëmë dhe kështu u hoqën krejt dilemat sa u përket lëvizjes së yjeve të futbollit evropian.

Tash, mediat e huaja kanë nisur t’i zbulojnë prapaskenat e ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë kësaj vere.

Cristiano Ronaldo ishte emri më i përfolur në këtë afat kalimtar.

U përmendën shumë klube si destinacione të mundshme të portugezit, por në fund ai qëndroi në Manchester United.

Sot, drejtori sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic ka zbuluar se gjiganti bavarez e refuzoi 37 vjeçarin, të cilin ua ofroi atyre menaxheri i tij, Jorge Mendes.

Kampioni gjerman konsideroi se veterani i sulmit nuk do të ishte një opsion ideal për ta dhe e refuzuan atë, njëjtë si disa klube të tjera, të cilat thuhet se nuk ia hapën dyert përfaqësuesit portugez, i cili po e kërkonte një klub me të cilin do të mund të luante në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, mediat e huaja raportojnë se këtë verë u refuzua edhe Neymari.

Yllit brazilian duket se i ka thënë “jo” Manchester City, njofton mediumi spanjoll “Marca”

Paris Saint-Germaini dëshironte ta shiste përfaqësuesin brazilian, i cili i ka prishur punët me Kylian Mbappen.

Mirëpo, “Citizens” nuk menduan ndryshe dhe nuk e shfrytëzuan këtë mundësi, edhe pse ish-futbollisti i Santosit dhe i Barcelonës është në formë jetësore. 

(Kosova Sot Online)