Loriana Kuka do të garojë sot në Grand Slamin e xhudos

  • A.P /
  • 06 November 2022 - 09:43
Loriana Kuka do të garojë sot në Grand Slamin e xhudos

Loriana Kuka do të garojë sot në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja kosovare do të garojë në kategorinë deri në 78 kilogramë

Kuka në raundin e parë ka kaluar pa luftë, kurse në të dytin do të përballet me gjermanen Teresa Zenker.

Kujtojmë se në këtë Grand Slam garoi edhe Nora Gjakova, e cila u stolis me medaljen e bronztë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

(Kosova Sot Online)