I goditur nga kanceri në mëlçi, ndërron jetë legjenda italiane Gianluca Vialli

  • S.A /
  • 06 January 2023 - 11:12
I goditur nga  kanceri në mëlçi, ndërron jetë legjenda italiane Gianluca Vialli

Legjenda e futbollit  italian, Gianluca Vialli ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare, transmeton "Kosova Sot Online.

Futbollit është në zi pas ndarjes nga jeta të ikonës së futbollit italian, Gianluca Vialli, i cili nuk ia doli të fitonte betejën me kancerin, në moshën 58-vjeçare.

Ish-futbollisti italian kishte shkuar në Londër për një tretman pasi ishte prekur nga kanceri në mëlçi, por ai nuk ia doli. I përballur me  probleme shëndetësore, ai dha dorëheqje javë më parë nga pozita e tij në Kombëtaren italiane, ku ishte asistent i selektorit Roberto Mancini, shkruan "Kosova Sot Online".

Vialli e kishte nisur karrierën në Cremonese, në qytetin e tij para se ta vazhdonte karrierën në Serie A me Sampdorian de Juventusin, ndërsa kishte përfunduar duke luajtur në Chelsea, ku më pas edhe e kishte drejtuar këtë ekip si trajner.

Ai i kishte realizuar 16 gola në 59 ndeshje me Kombëtaren e Italisë, me të cilën kishte luajtur në Botërorët 1986 e 1990. 

(Kosova Sot Online)