Lexoni edhe:
Marca e përcjell me këngë shqipe intervistën e Muriqit: “Do t’i kallim fitilat...”
Interi ka arritur të eliminoj Parman me shumë vështirësi në Kupën e Italisë, ku triumfuan me rezultat 2-1 pas vazhdimeve. Padyshim që ndër futbollistët më të mirë në ndeshje ishte mesfushori shqiptar Kristjan Asllani që e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe luajti 120 minuta, transmeton "Kosova Sot Online".
Asllani kishte paraqitje fantastike ndaj Parmas dhe loja e tij e mirë u vlerësua edhe nga tifozët e Interit.
Marca e përcjell me këngë shqipe intervistën e Muriqit: “Do t’i kallim fitilat...”Lexoni edhe:
Gjiganti italian sapo ka publikuar në faqen e tyre zyrtare se Kristjan Asllani është zgjedhur lojtari i ndeshjes për sfidën e zhvilluar të martën mbrëma.
20-vjeçari pati 96 për qind të pasimeve të sakta, preku 143 herë topin, derisa fitoi pesë duele.
Kjo paraqitje e Asllanit sigurisht se do t’i ndihmojë atij që të marrë hapësira më të mëdha edhe në Serie A nga trajneri Simone Inzaghi.
(Kosova Sot Online )