Lexoni edhe:
Kjo është koha e luftës dhe koha e paqes me sfidat për shtetin e ri të Kosovës!
E ardhmja e Nicolo Zaniolos, sipas raportimeve të fundit, duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier, shkruan "Kosova Sot Online".
Sulmuesi italian është nxjerr në shitje nga Roma që nuk i ka ofruar vazhdimin e kontratës me kushtet e kërkuara nga ai. Kësisoj gjatë ditës së sotme, agjenti i lojtarit Claudio Vigorelli ka udhëtuar drejt Londrës për të biseduar me disa skuadra për të ardhmen e italianit.
Tottenham Hotspur mbetet favoriti kryesor për t’i fituar shërbimet e tij pasi trajneri Antonio Conte e do shumë Zaniolon.
Kjo është koha e luftës dhe koha e paqes me sfidat për shtetin e ri të Kosovës!Lexoni edhe:
Por në garë për italianin janë edhe Arsenal, West Ham United, Nottingham Forest dhe Newcastle United.
Tani agjenti i Zaniolos do të bisedoj me skuadrat angleze për pagën e lojtarit e cila pritet të jetë në Angli rreth pesë milionë euro në sezon.
(Kosova Sot Online )