Prokuroria themelore në Prishtinë konfirmon se ka nisur ta trajtojë skandalin e kurdisjeve

  • S.A /
  • 24 February 2023 - 13:46
Prokuroria themelore në Prishtinë konfirmon se ka nisur ta trajtojë skandalin e kurdisjeve

Prokuroria  themelore në Prishtinë  përmes një komunikate për shtyp  ka njoftuar se ka filluar trajtimi- hetimi i skandalit të kurdisjes së ndesheve ne futboll, shkruan "Kosova Sot Online".

Ajo, përmes një njoftimi shpjegoi se është duke e përcjellë me kujdes këtë çështje dhe se është duke u marrë me këtë punë, por që nuk dha më shumë detaje për rastin në fjalë.

“Duke u nisur nga shkrimet e publikuara ditëve të fundit në portalet vendore, lidhur me rastet e kurdisjeve të ndeshjeve futbollistike kosovare, Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se, është duke i trajtuar këto raste, andaj për shkak të integritetit të procesit në të cilën gjenden, nuk mund të japim detaje të tjera për opinionin e gjerë”, shkruan në njoftimin e Prokurorisë themelore të Prishtinës.

Mbrëmë vonë mediat franceze raportuan se të paktën katër ndeshje të futbollit të Kosovës dyshohet se janë kurdisur dhe ato e përfshinë klubin e futbollit Llapi si protagonist të kësaj dukurie negative, me ç’rast janë arrestuar 9 persona në Francë, përfshirë këtu katër nga Kosova, të akuzuar për përfshirje në kurdisje përmes kompanive të basteve, ku kanë lëvizur kuotat në mënyrë të dyshimtë, në hetimet që janë bërë në 12 muajt e fundit. 

(Kosova Sot Online )