Ka dyshime për kurdisje.... përse Guardiola e zëvendësojë Haalandin ndaj RB Leipzigut

  • S.A /
  • 15 March 2023 - 09:05
Ka dyshime për kurdisje.... përse Guardiola e zëvendësojë Haalandin ndaj RB Leipzigut

Erling Haaland shënoi pesë gola për Manchester Cityn në duelin e dytë ndaj RB Leipzigut në të tetën e finales në Ligën e Kampionëve, ndërsa dueli përfundoi 7-0. Me rezultatin 1-1 nga takimi i parë, në Etihad ishte një atmosferë ndryshe, derisa sulmuesi norvegjez ia doli të realizojë hat-trick në pjesën e parë, përcjell "Kosova Sot Online".

Haaland nuk u ndal me kaq, dhe realizoi edhe dy të tjera në 45 minutat e dytë, por në minutën e 64-të, Pep Guardiola vendosi ta largonte atë dhe ta inkuadronte Julian Alvarez.

Ai ishte qartazi i zhgënjyer me vendimin pasi donte të shënonte edhe më shumë gola.

Asnjë lojtar nuk ka shënuar ndonjëherë gjashtë gola në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve. Haaland ishte në një pozicion të shkëlqyeshëm për ta ndryshuar këtë, por tifozët mendojnë se Guardiola e kishte larguar atë për të mbrojtur rekordin e Lionel Messit.

Në vitin 2012, Messi shënoi pesë gola kundër Bayer Leverkusen në Camp Nou kur Guardiola ishte në krye të ekipit. Njëri komentoi: “Pep e zëvendësoi Haalandin që të mos thyejë rekordin Messit”.

Një tjetër tha: “Pep e largoi Haalandin sepse nuk donte që ai të thyente rekordin e Messit”.

I treti u pajtua: “Pep, ti ke gjak në duart e tua – ke penguar Haalandin të thyejë rekordin e Messit në Ligën e Kampionëve”. City e përfundoi këtë fazë me rezultat të përgjithshëm 8-1. 

(Kosova Sot Online )