Lexoni edhe:
Gareth Southgate zbulon emrat e të ftuarve për ndeshjet ndaj Italisë dhe Ukrainës
Xavi Hernandez është shprehur i gatshëm për t’u angazhuar vetë për lojtarin që e do Barcelona. Bëhet fjalë për mesfushorin kreativ të Manchester Cityt, Ilkay Gundogan. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “As”. 32 vjeçarit do t’i skadojë gjatë verës kontrata me kampionin aktual anglez dhe nuk ka vendosur ende rreth së ardhmes. Kështu, përfaqësuesit e tij janë duke shikuar përreth për ta kapur ofertën dhe mundësinë më të mirë. Thuhet se disa javë më parë, menaxherët e përfaqësuesit gjerman e kanë pasur një takim me drejtuesit e gjigantit katalunas.
Gareth Southgate zbulon emrat e të ftuarve për ndeshjet ndaj Italisë dhe UkrainësLexoni edhe:
E për këtë punë do të merret edhe vetë legjenda katalunase, i cili e do me ngulm mesfushorin e Cityt pasi konsideron se ai do t’i përshtatej mjaft mirë filozofisë së lojës së tij.
(Kosova Sot Online )