Historia e Interit me finalet në Ligën e Kampionëve, triumfoi tri herë dhe dështoi dy herë

  • 17 May 2023 - 09:22
Historia  e Interit  me  finalet në Ligën e Kampionëve, triumfoi tri herë dhe dështoi dy herë

Interi e siguroi mbrëmë kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë pas 13 vjetësh pritjeje, respektivisht për herë të gjashtë në histori të tij. Herën e fundit kur shkuan në finale, “Nerazzurri” triumfuan ndaj Bayern Munichut në vitin 2010, transmeton "Kosova Sot Online".

E tash, Zikaltrit do ta kërkojnë trofeun e katërt të Championsit në Stamboll pasi e eliminuan mbrëmë Milanin në gjysmëfinale, të cilin e mposhtën në përballjen e dyfishtë me rezultat të përgjithshëm, 3:0.

Finalet e Interit në Champions

Në vitin 2010 e mposhtën Bayernin 2:0;

Në 1972 e humbëm finalen nga Ajaxi i Johan Cruyffit, 0:2;

Në vitin 1967 humbën nga Celtic Glasgoë, 1:2;

 Në vitin 1965, ata mposhtën Benficën, 1:0;

 Në vitin 1964 e mposhtën Real Madridin në finale, 3:1.

(Kosova Sot Online )