Deco e konfirmon se Roque do të nënshkruajë për Barcelonën, pyetet edhe për dështimin me Gulerin

  • E.K /
  • 10 July 2023 - 19:22
Deco e konfirmon se Roque do të nënshkruajë për Barcelonën, pyetet edhe për dështimin me Gulerin

Deco ka konfirmuar se sulmuesi i ri, Vitor Roque, do të nënshkruajë për Barcelonën.

18-vjeçari do të transferohet në “Camp Nou” pasi u arrit një marrëveshje me Athletico Paranaense, që besohet se është 30 milionë euro.

Ai pritet t’i bashkohet “Blaugranëve” në janar të vitit të ardhshëm, pasi momentalisht Barcelona nuk ka hapësirë ​​të mjaftueshme në kufirin e pagave për të përfunduar marrëveshjen dhe për ta regjistruar atë si lojtar të ekipit të parë.

Deco u pa duke dalë nga një restorant ku ai ishte takuar me Mateu Alemany, me sa duket për të diskutuar për nënshkrimet.

Kur u pyet Roquen, ai u përgjigj: “Sigurisht që jam i kënaqur, ai është një lojtar shumë i mirë”.

I pyetur se kur do të zyrtarizohej marrëveshja, ai tha: “Nuk e di, i takon klubit”.

Deco u pyet gjithashtu për Arda Guler, i cili nënshkroi me Real Madridin javën e kaluar. Ai kishte udhëtuar në Stamboll për t’u takuar me mesfushorin turk dhe kur u kthye, në Barcelonë kishte optimizëm për një marrëveshje.

I pyetur se çfarë ndodhi për të ndryshuar gjërat në mënyrë kaq dramatike, Deco thjesht tha: “nuk e di”. 

(Kosova Sot Online)