Pas Arbër Zenelit, Adana Demirspor zyrtarizon një tjetër sulmues shqiptar

  • S.A /
  • 16 September 2023 - 09:27
Pas Arbër Zenelit, Adana Demirspor zyrtarizon një tjetër sulmues shqiptar

Është duke ushtuar  vazhdimisht numri i futbollistëve shqiptarë që po luajnë në Superligën e Turqisë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ky numër tani ka shkuar mbi 20 në 13 klube elitare në Turqi.

Florent Shehu është futbollisti i radhës që ka zbarkuar në Turqi, duke nënshkruar për skuadrën turke Adana Demirspor. Sulmuesi i talentuar është larguar nga Luzerni dhe karrierën do ta vazhdoj te Adana Demirspor në Turqi, ku bashkëlojtar do ta ketë reprezentuesin kosovar Arbër Zenelin.

21 vjeçari karrierën e ka nisur tek të rinjtë e Barcelonës, derisa ka luajtur në grupmoshat edhe te Valencia, Levante, Baseli e Lazio.

Ai së fundmi ishte pjesë e Luzernit në elitën e futbollit zviceran derisa karrierën do ta vazhdoj te Adana Demirspor në Turqi. Shehu luan në pozitën e sulmuesit anësorë, derisa ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin turk. 

(Kosova Sot Online )