Di Marco zgjon interesimin te dy gjigantët anglezë

  • S.A /
  • 30 September 2023 - 13:11
Di Marco zgjon interesimin te dy gjigantët anglezë

Federico Dimarco po konfirmohet si një nga pikat e forta të skuadrës së Interit. E paraqitjet e tij kanë zgjuar interesimin nga disa skuadra të mëdha evropiane, transmeton "Kosova sot Online".

Manchester City dhe Chelsea janë dy ekipet angleze që raportohet se kanë shprehur interesim për shërbimet e italianit. Dimarco ka kontratë deri në vitin 2026 me Interin dhe ka një pagë pak më shumë se 1.5 milionë euro në vit. 

E ulët për atë që po demonstron 26-vjeçari i majtë, me skuadrat e mëdha angleze të gatshme për të katërfishuar pagën e tij për ta rrëmbyer nga klubi italian.

(Kosova Sot Online )