Mbappe për të ardhmen: Kam marrëveshje me presidentin Al Khelaifi…

  • E.K /
  • 04 January 2024 - 11:06
Mbappe për të ardhmen: Kam marrëveshje me presidentin Al Khelaifi…

Kylian Mbappe është njëri prej emrave më të përfolur për momentin derisa në futbollin evropian ka nisur afati kalimtar i janarit.

Ylli francez është duke i kaluar gjashtë muajt e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin, ndërsa nuk e ka ndërmend ta vazhdojë atë, duke nënkuptuar se gjatë verës që vjen mund t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga Parisi.

Përfaqësuesi francez foli mbrëmë për të ardhmen e tij pas triumfit në Superkupën e Francës, ndonëse nuk dha shumë detaje rreth vendimit.

“Unë nuk e kam marrë ende vendimin tim, por ne e kemi një marrëveshje me presidentin Al Khelaifi. Andaj, kjo nënkupton se të gjitha palët janë të mbrojtura”, deklaroi fillimisht ish-futbollisti i Monacos.

“Fokusi është te ekipi, e jo tek situata ime”, përfundoi Mbappe.

PSG-ja e mposhti mbrëmë Toulousen me rezultat 2:0 me golat e Kang-in dhe Mbappes për ta siguruar trofeun e parë sezonal. 

(Kosova Sot Online)