Lazio e fiton derbin lokal ndaj Romës
Lazio është në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Ekipi i drejtuar nga Sarri triumfoi minimalisht 1:0 në derbin e zjarrtë lokal ndaj Romës, në çerekfinale të Coppa Italia
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar.
E ishte minuta e 51-të kur Zaccagni realizoi nga penalltia për Lazion.
Deri në fund më gola nuk pati dhe Lazio e siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
(Kosova Sot Online)