Barcelona mbetet mbrapa skuadrave angleze në garë për Nico Williams

  • S.A /
  • 12 February 2024 - 09:34
Barcelona mbetet mbrapa skuadrave angleze në garë për Nico Williams

Nico Williams është futur në vitin e fundit të kontratës me Athletic Bilbaon dhe largimi i tij në verë nga klubi bask është i pashmangshëm, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sulmuesi i talentuar është objektivi kryesor i Barcelonës për repartin ofensivë, por katalunasit po hasin në vështirësi të mëdha për t’i siguruar shërbimet e tij. Blaugrana ka probleme të mëdha financiare dhe tanimë kanë mbetur mbrapa skuadrave angleze në luftën për t’i siguruar shërbimet e yllin spanjoll. Mundo Deportivo ka raportuar se Nico Williams tani po preferon kalimin në Ligën Premier ku tre klube të mëdha janë vënë pas tij.

Chelsea, Arsenal dhe Liverpool janë duke kërkuar me ngulm shërbimet e sulmuesit spanjoll i cili në verë do të jetë i lirë. Të tre skuadrat angleze janë të gatshme t’i ofrojnë pagë shumë më të madhe se Barcelona lojtarit dhe kjo është arsyeja që katalunasit kanë mbetur mbrapa për t’i siguruar shërbimet e tij. 21-vjeçari këtë edicion në 24 ndeshje mes kampionatit dhe Copa del Rey ka realizuar pesë gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë.

(Kosova Sot Online )