Premierliga sjell sonte derbin mes Man Cityt dhe Chelseat

  • S.A /
  • 17 February 2024 - 10:08
Premierliga sjell sonte derbin mes Man Cityt dhe Chelseat

Manchester City – Chelsea është derbi që spikat për ditën e sotme nga ligat kryesore evropiane. Derbi në fjalë i takon javës së 25-të në Premierligë, transmeton "Kosova Sot Online".

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Etihad Stadium”, me fillim prej orës 18:30.

Këto dy skuadra edhe këtë sezon kanë objektiva krejtësisht të kundërta. Man City sërish lufton për titullin e kampionit, kurse Chelsea për një renditje sa më të mirë në tabelë. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka mbledhur 52 dhe renditet e dyta në tabelë me vetëm dy pikë më pak se lideri, Liverpooli, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërsa, skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino ka grumbulluar 34 pikë deri tash dhe renditet e dhjeta. “Qytetarët” do të hyjnë në këtë ndeshje pas gjashtë fitoreve rresht në kampionat. Në anën tjetër, “Blutë” udhëtojnë pas fitores ndaj Crystal Palace. Kujtojmë se përballja e parë e këtij sezoni mes Chelseat dhe Manchester Cityt, që ishte zhvilluar në nëntor të vitit të kaluar, kishte përfunduar me rezultatin 4:4.

(Kosova Sot Online )