Bilbao ia shkakton humbjen e radhës Gironas

  • S.A /
  • 20 February 2024 - 09:11
Bilbao ia shkakton humbjen e radhës Gironas

Girona nuk ka shfrytëzuar barazimin e Real Madridit për të ngushtuar diferencën e pikëve, teksa ka regjistruar humbjen e dytë rresht pa fitore në La Liga dhe të tretën rresht pa fitore, përfshirë edhe një barazim, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të, Girona pësoi humbje në udhëtim ndaj Athletic Bilbaos.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “San Mames” përfundoi me rezultatin 3:2.

Alejandro Berenguer (2′, 56′) dhe Inaki Williams (60′) shënuan golat e fitores për Bilbaon.

Ndërkaq, për skuadrën mysafire realizuan Viktor Tsygankov (49′) dhe Eric Garcia (75′).

Girona mbetet e dyta në tabelë me 56 pikë, gjashtë më pak se lideri, Real Madridi.

Athletic Bilbao tani ka 49 pikë në pozitën e pestë. 

(Kosova Sot Online )