Lexoni edhe:
Përveç dy kurdëve, i dyshuar për vrasjen e ish-boksierit Besar Nimani është edhe një serb, thotë vëllai i tij
Kryetari aktual i Lirisë, Rrahman Kiçe, mbrëmë e dha një intervistë për një televizion lokal të Prizrenit, përmes së cilës u ankua se kryesia paraprake i ka lënë borxhe dhe u shpreh se nuk ka marrë mbështetje nga Komuna e Prizrenit, transmeton "Kosova Sot Online ".
E sot, atë përmes një postimi në rrjetet sociale e ka demantuar ish-kryetari i Lirisë, Qemal Krasniqi.
Sipas këtij të fundit, pronari i ri i klubit po mundohet që për dështimet aktuale të tij me klubin dhe rezultatet e dobëta, t’ia mvesh fajin kryesisë paraprake të klubit.
Krasniqi i ka publikuar në detaje shifrat, të cilat mund t’i shihni në postimin e tij më poshtë.
(Kosova Sot Online )