Xherdan Shaqiri i lumtur me golin dhe fitoren që i dha Zvicrës: Gjithmonë më pëlqen të shënoj për Kombëtaren

  • S.A /
  • 27 March 2024 - 13:23
Xherdan Shaqiri i lumtur me golin dhe fitoren që i dha Zvicrës: Gjithmonë më pëlqen të shënoj për Kombëtaren

Xherdan Shaqiri është rikthyer të jetë vendimtar për Zvicrën e tij, duke shënuar gol në miqësoren ndaj Irlandës së Veriut, ku helvetikët fituan në udhëtim me rezultat minimal 0-1, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ylli kosovar ka realizuar një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë duke i siguruar Zvicrës një fitore të madhe. Për Zvicrën kjo ishte fitorja e parë që nga muaji shtator, derisa Xherdan Shaqiri ka folur pas ndeshjes.

“Si ekip vendosëm të fitonim sot. Shënuam një gol dhe nuk pranuam asnjë. Tani mund të shkojmë në shtëpi nga kjo kohë e kombëtares me një ndjenjë të mirë”, tha Shaqiri që foli edhe për golin nga gjuajtja e lirë.

“Po, gjuajtjet e mia të gjata gjatë nxehjes ishin vërtet shumë të mira (qesh). Shpresoja për një shans për të gjuajtur menjëherë, por nuk pati një të tillë. Më vjen mirë që goditja e lirë shkoi dhe munda të jepte një kontribut të rëndësishëm në fitore”, tha Shaqiri. Për gjilanasin ky ishte goli numër 30 me fanellën e Zvicrës. “30. Një numër i bukur. Gjithmonë më pëlqen të shënoj gol për kombëtaren e Zvicrës. Por nuk ka asnjë festë të madhe, asnjë festë – për fat të keq më duhet të kthehem nesër”, u shpreh sulmuesi gjilanas.

32-vjeçari ka zhvilluar deri më tani 121 ndeshje me fanellën e Zvicrës që nga viti 2010 kur ka debutuar, derisa përveç 30 golave ka dhuruar edhe 34 asistime. 

(Kosova Sot Online )