Barcelona rivalizon Arsenalin për yllin e Kombëtares spanjolle

  • S.A /
  • 28 March 2024 - 09:38
Barcelona rivalizon Arsenalin për yllin e Kombëtares spanjolle

Barcelona ka filluar që nga tash të mendojë për merkaton e verës.

Në listën e katalunasëve është lojtari i Athletic Bilbaos, Nico Williams, transmeton "Kosova Sot Online ".

Por për të siguruar shërbimet e spanjollit, Barcelona duhet të mposht konkurrencën e Arsenalit.

I riu i talentuar ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro në kontratën e tij aktuale dhe mbetet për t’u parë nëse gjigantët katalanas arrijnë të përputhen me shumën mes krizës së tyre ekzistuese financiare.

(Kosova Sot Online )