Spektakli i garantuar: Hazrolli premton mbrëmje madhështore të boksit në Mynih

  • S.A /
  • 18 April 2024 - 13:24
Spektakli i garantuar: Hazrolli premton mbrëmje madhështore të boksit në Mynih

Gala mbrëmja e radhës e Hazrolli PROFI-BOX-GALA po afron.

Gjithçka është bërë gati për një spektakël të boksit, që do të zhvillohet në ‘BMW Park’ në Mynih më 20 prill.

Në konferencë për media, të mbajtur të mërkurën, organizatori Burim Hazrolli ka premtuar një mbrëmje madhështore boksi.

Sipas tij, secili duel është unik duke përballur emra të mëdhenj të boksit.

Në këtë event fantastik do të zhvillohen tetë meçe, duke përfshirë tre ndeshje për tituj ndërkombëtarë.

(Kosova Sot Online )