Akil Gjakova në mbajtje edhe për 48 orë

  • A.P /
  • 18 April 2024 - 17:51
Akil Gjakova në mbajtje edhe për 48 orë

Sot është mbajtur seanca dëgjimore ndaj Akil Gjakovës, i cili akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, Suela Mumunovic.

Zëdhënësja e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti tha se nuk është marrë një vendim për xhudistin kosovar, dhe të njëjtit do t’i vazhdohet ndalimi edhe për 48 orë

“I vazhdohet ndalimi edhe për 48 orë. Pas kësaj gjykata do të marrë një vendim”, tha Zhuti.

Prokuroria në Pejë ka kërkuar një muaj paraburgim për Gjakovën i dyshuar për veprën penale të dhunës në familje.

Akil Gjakova është njëri ndër sportistët më të mëdhenj në Kosovë.

(Kosova Sot Online)