Carlo Ancelotti u përgjigjet me ashpërsi kritikave për stilin e lojës ndaj Man Cityt

  • S.A /
  • 20 April 2024 - 15:56
Carlo Ancelotti u përgjigjet  me ashpërsi kritikave për stilin e lojës ndaj Man Cityt

Real Madridi siguroi kalimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën, por performanca e tyre kundër Manchester Cityt tërhoqi kritika të mëdha nga të gjitha anët, transmeton "Kosova Sot Online ".

Dhe, Carlo Ancelotti ka adresuar kritikat e marra nga ai dhe lojtarët e tij në ditët e fundit.

Duke folur për mediat përpara “El Clasicos” të së dielës, ai mbrojti stilin e lojës së skuadrës së tij në Manchester, raporton “AS”.

“Nuk jam i befasuar. Të gjithë mund të kenë mendimin e tyre. Është shumë e qartë për ne se si duhet të luajmë. Duhet ta trajtosh mirë topin dhe të punosh mirë kur nuk e ke. Nuk kam gjetur asnjë tifoz nga ana jonë që të jetë i zhgënjyer. Ata janë të lumtur dhe unë jam i kënaqur me të”, tha tekniku italian.

Ancelotti gjithashtu foli për spekulimet se Nacho Fernandez do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit. “E ardhmja e tij varet nga ai. Ai luajti një ndeshje spektakolare (kundër Man City) dhe është një mbrojtës i nivelit të lartë”, deklaroi trajneri i “Los Blancos”.

(Kosova Sot Online )